This article was collected and archived by Digital Sovereignty Watch from an institutional or public source relevant to digital sovereignty, technology policy, cybersecurity, cloud services, artificial intelligence or European regulation.
Cybersecurity
AKSK organizon modulin e parë të trajnimeve teknike për institucionet e pavarura
15.05.2026 - In Rekomandime By aksk admin off AKSK organizon modulin e parë të trajnimeve teknike për institucionet e pavarura Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi modulin e parë të ciklit të trajnimeve teknike për disa institucione të pavarura, me fokus në monitorimin e infrastrukturave dhe forcimin e kapaciteteve praktike në fushën e sigurisë kibernetike. Në trajnim morën pjesë përfaqësues teknikë nga institucione të ndryshme, të cilët u angazhuan në sesione praktike dhe demonstrime të drejtpërdrejta mbi platformat e monitorimit, identifikimin e problematikave dhe menaxhimin e infrastrukturave teknologjike. Përmes këtyre trajnimeve, AKSK synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në vend. AKSK falënderon DCAF për mbështetjen në zhvillimin e këtyre takimeve. Miratohet ligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital” Shqipëria i bashkohet NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE)